Mesfushori shkatërrues i Trepçës ’89, Ylber Maloku, është shndërruar në “motor” të ekipit nga Mitrovica.
Edhe pse është vetëm 21 vjeçar, ai është i padiskutueshëm në përbërjen e parë të trajnerit Zekrija Ramadani, siç ishte edhe në kohën e Veton Çitakut në stinorin vjeshtor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për Sportin në KTV, futbollisti që ka një stil të veçantë të flokëve, ka zbuluar çelësin e suksesit me skuadre mitrovicase.
Maloku mendon se me punën që kanë bërë dhe do të bëjnë në vazhdimësi, do të jenë gati për kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Mesfushori nga Vushtrria, tregon se kur do ta festojnë titullin e parë në histori të klubit.
Maloku ka qenë pjesë e akademisë së klubit të Prishtinës, ku ka luajtur për fatosa dhe pionerë.
Ai nuk është pishman që është larguar nga kryeqyteti.
Ylber Maloku, nuk ka shënuar asnjë gol deri me tani, por ka arritur të kryejë punë të madhe në pozicionin e tij, duke luajtur në 26 ndeshje të këtij edicioni.
Vushtrriasi është edhe pjesë e Përfaqësues së Kosovës U21, dhe ishte i plotë në ndeshjen ndaj Irlandës që Kosova e humbi me rezultat 1:0.