Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal për 13 tifozë të skuadrës së Dritës nga Gjilani, të cilëve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Lajmi është konfirmuar për Sportin në KTV, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha ka thënë më tej se gjatë intervenimit, kanë mbetur të lënduar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe janë dëmtuar edhe disa objekte dhe vetura përreth stadiumit.
E gjithë kjo ka nisur në minutën e 90-të të ndeshjes ndërmjet Lirisë dhe Dritës, ku tifozët e skuadrës nga Gjilani, të pakënaqur me rezultatin, kanë thyer rrethojat e stadiumit dhe kanë hyrë në fushë, duke kërkuar edhe konfrontim fizik me tifozët e Lirisë.
Pas kësaj, gjyqtari kryesor Selim Isufi, e ka ndërprerë ndeshjen dhe të hënën, Komisioni i Garave i Federatës së futbollit të Kosovës e ka regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Lirisë.
Lidhur me këtë takim, kanë reaguar të dyja klubet. Liria i ka fajësuar tifozët gjilanas, ndërkaq Drita, fajin për gjithë atë që ndodhi, ia ka lënë ndarjes së drejtësisë nga gjyqtarët e ndeshjes.