Golden State Warriorsat kanë dhënë një shembull tjetër pse e transferuan Kevin Durantin në verën e kaluar, dhe pse skuadrat e tjera të NBA-së ishin frikësuar nga kjo lëvizje.
Kevin Durant ka shënuar 38 pikë dhe ka realizuar edhe 13 kërcime, ndërsa Warriorsat triumfuan të shtunën mbrëma me shifrat 102:91 në udhëtim ndaj Utah Jazzit, duke e marrë epërsinë në 3:0 në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në NBA, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUtah Jazz ka luajtur ndeshjen më të mirë në këtë seri dhe ka mbajtur pjesën më të madhe të lojtarëve të Golden Statet të bllokuar, por Durant ofroi spektakël.
“Kjo është një prej arsyeve pse ne e kemi mirëpritur këtu”, ka thënë Mike Brown, që po ushtron përkohësisht detyrën e trajnerit te Warriorsat. “Është e vështirë të ndalosh një lojtar që është 206 centimetra i gjatë dhe që mund të luajë jashtë zonës dhe që ka kontroll aq të mirë të topit dhe gjuajtje aq të mirë”.
Trajneri i Warriorsave, Steve Kerr, sërish nuk udhëtoi me skuadrën për shkak të problemeve me shpinën.
Dy superyjtë e tjerë të Golden State, Stephen Curry e Klay Thompson, së bashku realizuan shtatë nga 29 gjuajtjet nga loja dhe tri nga 15 gjuajtjet për tri pikë, duke lënë kështu përgjegjësinë te Duranti që të udhëheqë skuadrën drejt fitores... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.