Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma “shkel” Milanin në shtëpi, rikthehet në pozitën e dytë

Roma ka mposhtur Milanin me rezultat të thellë në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.

Kryeqytetasit fituan 4 me 1 si mysafirë të Milanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edin Xheko realizoi dy golat e parë në minutat tetë dhe 28. Pas tij Pasalic ngushtoi rezultatin në minutën e 76-të, ndërsa El Shaarawy dhe De Rossi realizuan dy golat tjerë për Romën.

Roma sërish është e dyta me 78 pikë të tubuara, teksa kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund. Juve vazhdon të prijë me 85 pikë. Napoli është i treti me 77 pikë.

Milani mbetet i gjashti me 59 pikë, gjashtë më pak se Atalanta që si e pesta është ekipi i fundit italian që merr pjesë në gara evropiane.