Pas fitores 2 me 0 të Arsenalit ndaj Manchester Unitedit, dy trajnerët Arsene Wenger i londinezëve dhe ai i “Djajve të Kuq” Jose Mourinho kanë dhënë deklarata të kundërta për përfundimin e mundshëm të ekipeve të tyre në top-katërshe.
Ekipi i Arsene Wengerit është i gjashti me 63 pikë të tubuara, dy më pak se Unitedi që është i pesti me 65 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. City është i katërti me 69 pikë e me një ndeshje më shumë se Arsenali, ndërsa Liverpooli është i treti me 70 pikë, por me dy ndeshje më shumë se klubi londinez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi shanse matematikisht, por na duhet pak ndihmë. Ndihma më e madhe do të jetë ajo nëse fitojmë vet ndeshjet tona”, ka deklaraur Wenger.
Mourinho në anën tjetër ka thënë se është i lumtur me performancën, por ka shtuar se fokusi i tij dhe i ekipit është në Ligën e Evropës.
“E dinim se këtu nuk po vijmë me forcat maksimale. Donim të fitojmë në Ligën e Evropës dhe kjo është më e rëndësishme se përfundimi në top-katërshe”, ka deklaruar portugezi.