Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notarët gati për aksion, infrastruktura mbetet “thembra e Akilit”

Koha po ndreqet. Notarët e Kosovës janë gati për aksion. Të përgatitur e me ambicie për të arritur rezultate më të mira së viteve të kaluara, ata do të sprovohen në shuma gara kombëtare e ndërkombëtare.

Kështu është shprehur në një intervistë për kp, Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës (FNK).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se këtë vit notarët dhe notaret kosovare do të kenë një mori aktivitetesh. Por, prioritet sipas tij do të jenë garat ndërkombëtare, ku Kosova do të jetë pjesë e shumë ngjarjeve ndërkombëtare.

“Federata në rrafshin e brendshëm ka disa aktivitete, ne kemi filluar në pishinat e mbyllura me Kupën ‘Zahir Pajaziti’, pastaj ‘Pavarësia’ për fëmijët e rinj të moshave vetëm të rinj, gjithashtu kemi marrë pjesë në disa gara ndërkombëtare që kanë qenë turne për shkak së këtë vit në aspektin ndërkombëtar do të ketë aktivitete të nivelit jashtëzakonisht të lartë, duke filluar prej Kampionatit Ballkanik, i cili do të mbahet këtë të shtunën dhe të dielën në Sofje të Bullgarisë, kështu që Kosova do të përfaqësohet më katër garues, dy vajza dhe dy djem. Pastaj është Kampionati Evropian për të rinj që do të mbahet në Izrael, por që ende nuk jemi të sigurt se do të jemi pjesëmarrës për shkak të mungesës së mjeteve financiare për momentin”, është shprehur ai.

Haliti më tutje ka thënë se, “gjithashtu do të jemi në Kampionatin Botëror për të rritur që do të mbahet në Budapest, dhe se fundit do të jetë edhe Kampionati Evropian në pishina të shkurtra që do të mbahet në Danimarke, në Kopenhage. Ndërkohë që në garat e brendshme do të thotë tash do të fillojmë më garat e cila mbahet për nder të Javës Olimpike që mbahet më 17 qershor, do të jetë në pishina të mbyllura, shpresojmë së do të vihet në funksion pishina në Mitrovicë pasi është njëra prej pishinave që është ndërtuar tani dhe është pishina që i plotëson kushtet për garat në pishina të shkurtra, për momentin Kosova nuk ka ndonjë pishina olimpike e cila do të na mundësonte që të organizojmë gara që do t’i fusnim në program, pasi që ne nuk mund të fusim gara në program derisa nuk kemi një pishina me diminison olimpike”.

Ai ka shtuar se gjatë kësaj verë do të zhvillohet edhe Kampionati i Republikës në pishina të gjata. Sipas tij, zakonisht kjo garë mbahet në Euro Park te Zllakuqanit te Klinës, por Haliti thotë së është duke u shikuar mundësia që kjo garë kësaj radhe do të organizohet në ndonjë qytet tjetër.

Sipas Halitit, edhe këtë vit do të mbahet Maratona Ndërkombëtare e cila mbahet rregullisht nga viti 2010. Garat e këtij viti sipas Halitit, do të vazhdojnë në muajin gusht më garat e Kupës së Republikës.

Njeriu që nuk kursen djers e as mund për zhvillimin e notit, thotë se është duke u punuar edhe në aspektin e ngritjes, ku sipas tij, Federata ka organizuar dhe po organizon seminare për trajnerë dhe gjyqtarë.

“Ndërkohë në aspektin e ngritjes, Federata ka organizuar seminarin për licencim të trajnerëve në muajin janar, do të thotë me 21-22 janar, ku kanë qenë pjesëmarrës rreth 60 trajnerë, pastaj seminar për gjyqtarë. Njëkohësisht javën e kaluar kemi përfunduar seminarin e parë ndërkombëtare të pranuar nga Federata ndërkombëtare, ku ligjëruese kanë qenë Valter Pologanin nga Italia, trajner i reprezentacionit te Italisë, dhe këtë seminar e ka mbështetur edhe trajneri shqiptar Xhon Shyti nga Ankara e Turqisë, i cili ka qenë si përkthyer dhe të njëjtën kohë edhe ndihmës i madh i këtij seminari, dhe besoj se nga ky seminar është përshtypja së ka qenë seminar jashtëzakonisht i suksesshëm dhe të njëjtën kohë kemi marrë konfirmimin që këtë vit, dikund kah fundi i muajit gusht do të kemi seminar për zyrtarë dhe gjyqtarë që është jashtëzakonisht i nevojshëm për Federatën e Notit”, tha ai.

Haliti ka folur edhe për cilësinë e këtij sporti në vendin tonë. Sipas tij, rezultatet nuk janë në nivelin e dëshiruar, por sipas tij, kushtet në të cilën zhvillohet noti në vendin tonë, pamundëson rezultate më të mira, edhe pse ai beson se rezultatet e mira do të vijnë brenda një periudhë katër deri në tetë vite. Haliti thekson se Federata e Notit me memorandumet e nënshkruar me Ministrin e Sportit të Kosovës, këtë vit do t’i stimulojë sportistët, veçmas ata që kanë rezultatet më të mira.

“Nëse flasim për cilësinë sigurisht se punohet çdo ditë, ka sportistë që punon çdo ditë, sigurisht se nuk janë rezultatet të cilat ne kishim dashur t’i kemi, por në kushtet në të cilat punojmë këto janë rezultate dhe janë në ngritje e sipër dhe shpresojmë brenda një periudhë të shkurtër katër deri në tetë vite, ne te kemi rezultate edhe më të mira, por çdo herë duke u bazuar në ngritjen e infrastrukturës e cila është mund të them ‘thembra e Akilit’ për Federatën e Notit dhe për garuesit tonë. Federata është duke pritur që Ministria e Sportit të alukojë mjetet e memorandumit të nënshkruar, komisioni profesional do të ulët dhe të caktojë normat e stimulimit për sportistë të cilët janë potencial për federatën dhe sportin e notit, dhe gjithashtu shpresoj se bordi i federatës do t’i miratojë këto stimulime në mënyrë që federata të ketë mundësi t’i stimulojë sportistët në mënyrë që të mbulohen shpenzimet e stërvitjeve dhe njëkohësisht të vendosen kritere sesi do të jetë ky stimulim dhe normalisht se nuk pritet të jetë stimulim i madh për ata sportistë që për momentin kanë rezultatet më të mira”, pohoi Haliti.

Haliti mendon se çdo qytet ka nevojë për një pishinë normale, sepse sipas tij, noti përveç që është mjaft shumë i zhvilluar në botë, ky sport ndikon pozitivisht edhe në aspektin shëndetësor.

“Ne e kemi cekur edhe më herët, problemi kryesor i kësaj pishine është së ka një kosto zakonisht të lartë, do të thotë një pishinë olimpike me dimension olimpike, me gjitha parakushtet për zhvillimin e aktiviteteve të mëdha, ka një kosto jashtëzakonisht të lartë, nuk është e lartë për shtetin, por e lartë për Federatën. Federata është e pamundur të ndikojë në këtë drejtim dhe kur dihet shuma rreth 5-6 milionë euro, por unë mendoj se jo vetëm kryeqyteti të cilit i nevojitet një pishinë e tillë, por edhe qytetet që kanë popullsi më të vogël, do të thotë qytetet që kalojnë 30 mijë banorë kanë nevojë për pishina, nuk do të thotë që në ato qytete të ketë pishina olimpike, por mund të ketë pishina gjysmë-olimpike, që i plotësojnë kushtet që të paktën fëmijët ta mësojnë notin dhe nëse e shohim edhe në aspektin e përgjithshëm të popullsisë, në Kosovë është një përqindje shumë e vogël e cila di të notojë, kjo është fatkeqësi shumë e madh, duke pasur parasysh së noti jo vetëm që në aspektin sportiv është jashtëzakonisht i zhvilluar në botë, por edhe në asketin shëndetësor që ndikon shumë pozitivisht për zhvillimin e gjithëmbarshëm të organizimit, andaj është nevojë shumë themelore që këso pishina të ndërtohen edhe nëpër qytete”, ka përfunduar Haliti.

Ai shpreson se shteti do të merret me seriozisht në rregullimin e infrastrukturës sportive për sportin e notës, e që sipas Halitit, bëhet fjalë për një sport që është më nam në gjithë botën.