Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaca i lumtur për golin dhe fitoren ndaj Portos

Talenti kroat i Juventusit, Marko Pjaca është shprehur pas fitores ndaj Portos së është shumë i lumtur për golin e tij dhe fitoren.

Juventusi e fitoi përballjen e parë ndaj Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve me golat nga Pjaca dhe Alves, transmeton Koha.net. Kroati u inkuadrua nga banka rezervë për të zhbllokuar rezultatin e ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren, sepse është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë kroati për Mediaset Premium.

Porto mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Telles mori dy kartonë të verdhë për dy minuta.

Pjaca, përkundër rezultatit të mirë, ka thënë se ekipi i tij duhet të jetë shumë i kujdesshëm për ndeshjen kthyese.

“Në pjesën e dytë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse në futboll kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë. Sigurisht se dua të luaj më tepër, por do të vazhdoj të punoj në këtë mënyrë. Trajneri bën zgjedhjen e lojtarëve dhe unë po pres momentin tim”, është shprehur Pjaca.