Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bastia, klubi me oreks të pangopur për vetëshkatërrim

Ndëshkimi zyrtar për skenat e shëmtuara që dërguan në anulimin e ndeshjes së Ligue 1 ndërmjet Bastias dhe Lyonit para dy javësh ishin të shpejta dhe me siguri që mund të bëhen edhe më brutale.

Klubi i vetëm i elitës franceze nga Korsika, zë vendin e fundit në tabelë dhe anëtarët e tifogrupit ultras "Bastia 1905" mund të kenë vulosur rënien e klubit në një kategori më poshtë kur dy herë sulmuan futbollistët e Lyonit para se ndeshja të ndërpritej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bastia ndeshjen ndaj Rennesit që e zhvilloi vikendin e shkuar, u detyrua ta zhvillojë në stadium neutral dhe pa praninë e tifozëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Fitorja 1:0 në këtë ndeshje i dha shpresë për mbijetesë, por jo edhe sanksionet tjera të paralajmëruara, siç janë heqja e pikëve dhe mbyllja e stadiumit "Stade de Furiani" për një kohë të pacaktuar. Gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt dhe në momentin që do të bëhet një gjë e tillë, Bastia do të vulosë rënien në kategorinë e dytë.

Nuk është vetëm pritja e keqe që iu ofrua futbollistëve të Lyonit këtë edicion, pasi Bastia vazhdimisht ka pasur telashe me tifozët, që kanë përsëritur skenat e pahijshme....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.