Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kundërshtarët më të mëdhenj të huliganëve rusë janë policët

Duke mbajtur kyçet e të dy kundërshtarëve të tij, Alexi 33-vjeçar, një anëtar i një grupi të huliganëve të futbollit nga Moska, ndjeu goditjet në kokën e tij, por prapë nuk i lëshonte kundërshtarët.

Edhe kur i treti iu hodh sipër dhe nisi ta godiste në kafkë me të dy grushtet, Alexi prapë nuk lëshonte, me shpresë që të siguronte pak frymë dhe hapësirë për kolegët e tij, që po luftonin rreth tij, shkruan NYT. Më në fund njëri e goditi Alexin me bërryl në fytyrë, duke i shkaktuar lëndim afër syrit. Në atë moment Alexi u dorëzua.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo nuk ishte përleshja e tij e parë këtë vit; me vite përleshje të organizuara kanë lënë Alexin me fytyrë plot me shenja dhe deformime nga goditjet, përcjell Koha Ditore. Një operim dhe një impiant plastik stabilizuan syrin e tij pas përleshjes së fundit. Dhe ajo përleshje e fundit, afro një vit më parë, ka qenë e mirë, thotë Alexi në një intervistë së fundi. Skuadra e tij e fitoi betejën.

Por ajo që e përjetoi ai ishte një ndjesi e re: Ai e kuptoi se po bëhet e vështirë të mbahet në këtë "lojë".

Kur së pari u paraqit në vitet 90-të huliganizmi në futbollin rus kishte pasur për model kryesisht versionin e huliganizmit anglez, duke adaptuar si veshjet ashtu edhe terminologjinë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.