Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli fiton derbin ndaj Besës, Drenica mposht Hajvalinë

Në kuadër të javës së 29 në Superligën e Kosovës në futboll sot janë zhvilluar edhe dy përballje të tjera.

Feronikeli ka fituar derbin ndaj Besës, kurse Drenica e mposhti Hajvalinë, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Feronikeli fitoi me rezultat të thellë 4 me 1, me golin e parë që e shënoi Labinot Osmani në minutëne 15.

Vendasit shënuan edhe njëherë përmes mesfushorit Diar Prokshi në minutën e 45+2.

Në pjesën e dytë rezultatin në 3 me 0 e çoi sulmuesi, Mevlan Zeka. Golin e nderit për Besën në këtë përballje e shënoi sulmuesi Fatih Karahoda në minutën e 72.

Feronikeli shënoi edhe njëherë përmes Ylli Hoxhës, që doli të ishte edhe goli i fundit në këtë përballje.

Feronikeli me këtë fitore vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titull, por është dhjetë pikë prapa liderit Trepça ’89, me 61 pikë. Kurse Besa ka 44 pikë në vendin e pestë.

Në ndeshjen tjetër Drenica e mposhti 4 me 0 vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, Hajvalinë.

Taulant Dajaku, Granit Arifaj me dygolësh dhe Kreshnik Lushtaku shënuan për Drenicën në këtë përballje.

Drenica pas kësaj fitore ka 37 pikë në vendin e shtatë, kurse Hajvalia pas 29 xhirove ka vetëm shtatë pikë në vendin e fundit.