Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba: Unitedi ende në garë për top-katërshe

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka pohuar se ekipi duhet të synojë një vend në top-katërshen e Premier Ligës.

Menaxheri Jose Mourinho ka thënë se prioritet të klubit është fitorja në Europa Ligë, që do t’ia mundësonte Unitedit një vend në Ligën e Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vetëm një pikë larg vendit të katrët, Pogba dëshiron që ekipi i tij të vazhdojë rrugëtimin për të siguruar një vend në top-katërshe para kalimit potencial në finale të Europa Ligës.

“Natyrisht se ne duhet të besojmë. Ne duam ta bëjmë dhe mundemi. Jemi të fortë, ne jemi Manchester United dhe mund ta bëjë këtë”, ka thënë Pogba.

“Kemi mendjen që të jemi në top-katërshe dhe duam të fitojmë Europa Ligën. Besojmë në qëllimet tona, jemi të rinj dhe të freskët”.