Edhe një ngjarje ndërkombëtare e organizuar në Serbi po zhvillohet pa sportistët e Kosovës, pjesë e saj, shkruan sot Koha Ditore.
Në Novi-Sad prej të martës është duke u mbajtur kampionati evropian në mundje për seniorë. Kosova nuk është paraqitur në asnjë ngjarje serioze ndërkombëtare të zhvilluar në Serbi dhe nuk po paraqitet as në Evropianin e mundjes, njëri prej sporteve në të cilin vlerësohet se vendi ka traditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një listë preliminare të shteteve të paraqitura figuron edhe emri i Kosovës. Lista mban datën e 18 prillit dhe në të si garues të Kosovës në evropian janë emrat e Kastriot Sedollit në kategorinë deri 57 kilogramë dhe Edon Shalës në kategorinë 97 kilogramë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.