Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fundjavë që mund të sqarojë shumëçka në fundin e tabelës

Gara për të arritur barazhin apo për të shmangur atë, do të lë në hije garën për titull në Vala Superligën e Kosovës në futboll, të paktën të dielën, shkruan Koha Ditore.

Trepça '89 po marshon sigurt drejt titullit, ndërsa Hajvalia shumë më herët është pajtuar për largim nga elita. E rrezikuar me largim është edhe Trepça, që renditet e parafundit me 19 pikë. Por në klubin mitrovicas shpresojnë që të arrijnë të paktën në pozitën e dhjetë që siguron barazhin, përkatësisht lojë shtesë për të vazhduar eventualisht në elitë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferizaj është i dhjeti me 24 pikë, ndërsa Drita e nënta me 25. Këto dy pozita dërgojnë në barazh, ndërsa vendi i tetë siguron mbijetesën. E teta është Liria me 27 pikë, por nuk është e qetë për shkak të dallimit të vogël të pikëve me Dritën e Ferizajn. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.