Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla fiton ngushtë ndeshjen e parë ndaj Leicesterit

Sevilla ka fituar 2 me 1 në ndeshjen e parë të 1/8-s së finales në Ligën e Kampionëve ndaj kampionit anglez, Leicester City.

Pablo Sarabia shënoi golin e parë në ndeshje për Sevillën. Ai shënoi në minutën e 25-të, nëntë minuta pasi Joaquin Correa dështoi të kalonte Sevillën në epërsi nga penaltia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për 2 me 0, realizoi Correa në minutën e 62-të, ndërsa Jamie Vardy shënoi golin e vetëm për befasinë e vitit të shkuar në Angli.

Takimi i kthimit në Angli zhvillohet më 14 mars.