Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Befason Mourinho, pushon lojtarët më të mirë ndaj Arsenalit

Trajneri i skuadrës së Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka deklaruar se do t’i pushojë lojtarët kryesor në duelin derbi përballë Arsenalit që zhvillohet këtë fundjavë.

Unitedi fitoi 1:0 në udhëtim te Celta në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, dhe ishte fitorja e 10-të që prej 1 prillit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lojtarët që kanë zhvilluar shumë minuta nuk do të luajnë në vikend”, ka deklaruar Mourinho në konferencë për shtyp, transmeton KTV.

Marcus Rashford i dha Djajve të Kuq fitoren në Spanjë, pas një goli të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, ndërsa ndeshja e kthimit luhet në javën që vjen.

Nëse Manchester United arrin në finalen e Stokholmit që zhvillohet më 24 maj, do të jetë ndeshja e 64-tërt e sezonit.