Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përteshi e Popoviq të kënaqur me kualifikimin e Bashkimit në finale

KB Bashkimi sot mposhti Pejën në gjysmëfinale, për t’u kualifikuar në finalen e madhe, pasi arriti serinë e përgjithshme të fitoreve 3-0 ndaj pejanëve.

Kjo është finalja e parë e Bashkimit që nga edicioni 2008/2009, dhe për këtë janë shumë të lumtur menaxheri i klubit prizrenas, Rrahman Përteshi, dhe lojtari Marko Popoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përteshi për Koha Ditore ka thënë se ky është një sukses shumë i madh pas një kohe të gjatë.

“Është një sukses i madh që pas një kohe të gjatë po arrijmë në finale, dhe për këtë duhet përgëzuar trajnerin dhe lojtarët. Atmosfera në klub vazhdon të jetë e mir, dhe tani shikojmë drejt finales”, ka thënë Përteshi.

Kurse Popoviq është shprehur se në finale do të japin maksimumin.

“Puna dhe sakrifica që kemi pasur gjatë tërë edicionit na është shpërblyer me kualifikim në finale, pasi synimi kryesor prej fillimit ishte gjysmëfinale. Në serinë finale do të japim maksimumin”, ka thënë ai për Koha Ditore.

Në finale sipas të gjitha gjasave Bashkimi do të përballet me Prishtinën, që është 2:0 në epërsi ndaj Trepçës.