Kampioni i ri i botës në boks, Anthony Joshua, thotë se ka mësuar shumë nga përballja e tij për titull kampioni me Wladimir Klitschkon.
Joshua fitoi me nokaut në raundin e 11-të, por para fitores ai edhe ishte rrëzuar në tokë në raundin e gjashtë. Vetëm një rund më herët, Joshua rrëzoi Klitschkon dhe thotë se nuk kishte pritur që ai të ngritej e të vazhdonte luftën me të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam mësuar shumë. Në stërvitje mund të ushtroj gjithçka, por nga ajo përballje kam mësuar shumë. Kam parë karakterin e tij dhe respekt për të. Nuk kam pritur që do të ngritët në këmbë. Kam menduar se përfundova punë, por ai u ngrit dhe një rund më pas u rrëzova unë”, ka thënë Joshua në një intervistë direkt në Facebook.
I pyetur se çfarë kishte menduar menjëherë pasi fitoi meçin Joshua ka deklaruar: Shikova te Klitschko dhe mendova ‘ah tash mori fund’.