Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka shkëlqyer në përballjen e sotme ndaj Monacos, duke shënuar të dy golat e fitores në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve.
Juventusi fitoi 0-2 në udhëtim te Monaco, dhe në ndeshjen e kthimit hyn si favoritë për të shkuar tutje, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë i lumtur, ishte një ndeshje e rëndësishme, gjysmëfinale, kthehemi në shtëpi me një fitore të madhe. Unë punoj për ekipin, e rëndësishme ishte për Juventusin që të fitonte, dhe do të ishte në rregull edhe nëse nuk do të shënoja sonte, përderisa Juve fiton. Por, tani kemi edhe ndeshjen e kthimit, Monaco është ekip i fortë dhe shpresojmë të shkojmë në finale”, është shprehur ai për Mediaset Premium.