Tashmë është zyrtare. Partizani – Kukësi do të gjykohet nga një treshe arbitrash të huaj.
Kërkesa e klubit të kuq që supersfida e javës së 32-të në kategorinë Superiore shqiptare, që mund të vendosë edhe fatet e titullit kampion, për gjyqtarë të huaj është marrë në konsideratë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe të premten në “Selman Stërmasi” do të jenë arbitra të huaj ata që do të vendosin drejtësi, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe një komunikatë Federata shqiptare e Futbollit ka sqaruar edhe motivet pse kjo supersfidë do të gjykohet nga arbitra të huaj. Komisioni i Caktimit të Arbitrave pranë FSHF-së duke marrë në konsideratë edhe peshën, vlerën dhe rëndësinë e ndeshjes së kësaj jave mes Partizanit dhe Kukësit ka vendosur që kjo ndeshje të gjykohet nga një treshe e huaj arbitrimi.

Federata do të bëjë publike në ditët në vijim edhe arbitrat e huaj që do të jenë në Tiranë për këtë ndeshje, lexohet në komunikatën e Federatës shqiptare të Futbollit. Nuk dihen ende se nga cili shtet i Europës do të jenë arbitrat që do të gjykojnë sfidën mes Partizanit dhe Kukësit, por më shumë gjasa që të jetë një treshe gjyqtarësh gjermanë pasi federata gjermane e futbollit i ka dhënë përgjigje pozitive FSHF-së, por mungon ende zyrtarizimi.