Humbja në derbi me Lazion është pika që mbushi gotën e Romës. Situata në klubin verdhekuq nuk është aspak pozitive dhe kjo ka bërë që drejtuesit me drejtorin e ri sportiv, Monchi, të planifikojnë një plan revolucioni.
Ai po punon për të qartësuar sa më parë çështjen e trajnerit dhe më pas do të piketojë blerjet dhe largimet e mundshme të verës, transmeton Supersport. Sipas mediave italiane, as emrat e mëdhenj të kësaj skuadre nuk do të jenë imunë ndaj pastrimit që do të bëjë Monchi me Manolas, Nainggolan, Dzeko, Szczesny e Salah në listë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e sezonit të ardhshëm do të ketë në boshtin e saj emra si Alisson, Fazio, De Rossi, Strootman e Perotti, ndërsa Rudiger dhe Paredes do të kenë edhe një shans tjetër. Paralelisht me largimet do të punohet edhe me emrat e rinj që do të mbërrijnë në Trigoria dhe kjo varet nga klasifikimi përfundimtar në kampionat pasi vendi i tretë do të humbiste shumë miliona për arkën e klubit.
Në këtë mënyrë, Roma e sezonit të ardhshëm do të bazohet kryesisht tek elementët e rinj dhe njëri prej tyre është sulmuesi i Sampdorias, Schick, ndërsa Kessie mbetet në pole-position pasi marrëveshja paraprake me stafin e lojtarit është arritur.
Gjithsesi, deri në fund të sezonit të gjitha çështjet do të mbeten pezull pasi përveç klasifikimit, një peshë të madhe në planifikimin e merkatos ka edhe trajneri që do të drejtojë skuadrën edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Roma e sezonit të ardhshëm kërkon më shumë lojtarë të uritur dhe më pak elementë të dekurajuar pas një tjetër viti pa asnjë trofe.