Erdhi me shumë bujë dhe u cilësua si përforcimi më i shtrenjtë në futbollin kosovar në afatin kalimtar të janarit.
Por, qysh në ndeshjen e parë, pësoi lëndim në përballjen e Kupës kundër Besës dhe u detyrua që të pushojë për disa ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht të gjithave, ai i ka pasur 8 paraqitje deri më tani dhe nuk ka shënuar asnjë gol.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Dritës, Nderim Nexhipi, i cili erdhi nga elita e futbollit shqiptar për herë të parë në futbollin e Kosovës.
Në një intervistë për Sportin në KTV, futbollisti nga Maqedonia, tregon për mungesën e golave, e sidomos për paraqitjet e zbehta.
Nexhipi zhvilloi ndeshjen më të mirë të tij në fanellën e Dritën, në fitoren kundër Ferizajt 2:1, pavarësisht që nuk arriti të realizojë.
Ai është i bindur se paraqitjet e tij me Dritën, do të jenë edhe më të mira në ndeshjet e ardhshme.
32-vjeçari, beson se Drita me ndeshjet që do të zhvillojë, do t’i ikë barazhit. Sipas tij, pritjet e tifozëve në Gjilan janë të mëdha, por ai thotë se duhet të kenë durim më të madh.
Nderim Nexhipi, në të kaluarën ka luajtur për ekipet e njohura si Hertha e Berlinit e Wolfsburg në Gjermani, Karabak në Azerbajxhan, Lierse në Holandë, kurse në Maqedoni për Shkëndijën dhe Rabotnickin, ndërkaq në Shqipëri ka veshur fanellën e Partizanit, Flamurtarit dhe Korabit.
Ndërkohë, skuadra aktuale e Nexhipit, Drita, pas 28 xhirove të luajtura, renditet në vendin e 9-të, me 25 pikë të mbledhura dhe aktualisht ndodhet në pozitën që dërgon në barazh.