Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit me Federatën e Aeronautikës, Federatën Bjeshkatare Alpiniste, Federatën e Shigjetarisë, Federatën e Sporteve për të Verbër, Federatën e Skijimit dhe Federatën e Shahut, të cilat do të përfitojnë 265 mijë euro.
Nëpërmjet këtyre memorandumeve, përkrahen programet e federatave dhe krijon lehtësira që ato të mund të planifikojnë dhe funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur dhe të avancojnë sportin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministri Kujtim Shala përgëzoi drejtuesit e federative për punën që po bëjnë për zhvillimin e sportit të Kosovës dhe u shpreh se MKRS-ja po punon në disa plane për të ndihmuar sportin e Kosovës, si në infrastrukturë, me legjislacion modern dhe me subvencionime, në mënyrë që sporti i Kosovës të avancohet edhe më tutje, dhe të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.