Monaco ka shënuar shumë gola këtë edicion dhe ekipi mburret që ka nxjerrë në skenë njërin prej sulmuesve më premtues në Evropë, Kylian Mbappe.
Por kjo mund të mos i mjaftojë ekipit francez për të thyer "murin e çeliktë" të Juventusit, në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet të mërkurën (sot, 20:45) mbrëma në stadiumin "Stade Louis II", transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe, 18-vjeçar, ka shënuar 18 gola në 18 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë këtu tre gola në eliminimin e Borussia Dortmundit në fazën çerekfinale. Sulmuesi i rrezikshëm është simbol i një ekipi që këtë edicion është ngritur me kundërsulme, pasi në radhët e veta ka edhe lojtarë tjerë të rrezikshëm, përfshirë kolumbianin me përvojë, Radamel Falcao.
Megjithatë Monacos do t'i duhet më shumë se kaq për ta befasuar Juventusin, ekip që ka mbrojtjen më të fortë këtë edicion në Ligën e Kampionëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.