Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona rikthehet në garë për Bellerinin

Barcelona raportohet se është kthyer në garë për transferimin e Hector Bellerinit nga Arsenali.

Kampioni spanjoll verën e vitit të kaluar kishte shprehur interesim për mbrojtësin, por ai vendosi qëndrimin duke vazhduar kontratën për gjashtë vjet e gjysmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barcelona ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e Dani Alvesit pasi Sergi Roberto nuk ka treguar formë të mirë në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

21-vjeçari ishte pjesë e Barcelonës prej vitit 2003 ndërsa u largua nga klubi spanjoll në vitin 2011. Ai tek Arsenali është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë të krahut.