Kevin Gameiro ka treguar se kishte kaluar te Atletico Madrid në vend se te Barcelona sepse nuk dëshironte të përfundonte si Zlatan Ibrahimoviq.
Francezi iu bashkua ekipit të Diego Simeones për 30 milionë euro gjatë gushtit 2016, por kishte refuzuar një ofertë nga gjiganti katalonas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kisha mundësinë të zgjidhja mes Barçës apo Atleticos. Por nuk shkova te Barça sepse aty është Neymari, Lionel Messi dhe Luis Suarez. Ka shumë lojtarë që duan të luajnë çdo lojë dhe që refuzojnë të zëvendësohen për dhjetë minuta në fund. Kjo i ndodhi Ibrës”, ka thënë Gameiro për “Le10Sport”.
Ibrahimoviqi kishte kaluar një sezon në Camp Nou duke dështuar të shkëlqente në ekipin e parë të Pep Guardiolas.