Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, po shpreson se do të kthehet në lojë shumë shpejt pas lëndimit që pësoi gjatë fitores së klubit të tij 1-0 kundër Watfordit të hënën, ka thënë vetë lojtari.
24-vjeçari u largua nga fusha e blertë në 15 minutat e parë të ndeshjes në Vicarage Road dhe u zëvendësua nga Adam Lallana por menaxheri Juergen Klopp tha se braziliani nuk është lënduar rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E ka këmbën e mpirë, po shpresojmë se nuk është diçka serioze, por natyrisht se kishte dhembje të mëdha dhe nuk pati shanse të vazhdonte lojën. Të gjithë e panë sa u mundua, por s’pati mundësi”, tha Klopp para reporterëve pas ndeshjes, transmeton Koha.net.
Coutinho më pas postoi një fotografi në Instagram me bashkëlojtarin e tij gjerman, Emre Can, goli spektakolar i së cilit i solli klubit tre pikë të shumë të vlefshme për të mbetur në zonën e Championsit.
“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetje. Nuk është serioze”, tha Coutinho.
Liverpool, që janë në vendin e tretë në tabelë, e presin Southamptonin të dielën.