Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të kërkoj kualifikimin në fazën e grupeve për eliminatore e Kampionatit Botëror “Kina 2019”.
Kosova me trajnerin e ri, Brad Greenberg, në përgatitje për ciklin parakualifikues do të zhvillojë disa miqësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKundërshtarët e Kosovës i ka zbuluar Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, në emisionin Sporti Total në KTV.
Në parakualifikime, Kosova është në grupin C bashkë me Maqedoninë dhe Estonin ndërkaq ndeshjet e parakualifikimeve do të zhvillohen prej 2 deri më 9 gusht.
Dy ekipet që plasohen në dy pozitat e para e sigurojnë pjesëmarrjen në ciklin kryesor kualifikues që fillon në nëntor të vitit 2017.