Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney mendon largimin nga Unitedi

Wayne Rooney raportohet se është duke menduar seriozisht largimin nga Manchester Unitedi për të ngjallur karrierën e tij në Kinë.

E ardhmja e kapitenit të Anglisë është në dyshim pasi ka dështuar të gjejë një vend në formacionin e Jose Mourinhos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

31-vjeçari u rikthye në stërvitje të martën, por nuk është përfshirë në skuadrën që ka udhëtuar në Francë për ndeshjen e Europa Ligë ndaj Saint-Etienne.

Sipas The Sun, Rooney është i gatshëm të largohet nga Unitedi para se të mbyllet afati kalimtar në Kinë. Klube kineze i kanë ofruar anglezit pagë javore prej 1 milionë funteve.

Sky Sports njofton se sulmuesi ka pak gjasa që të largohet nga Old Traffordi para se të përfundojë ky sezon.