Wladimir Klitschko ka thënë se është i gatshëm për rimeç ndaj Anthony Joshuas, i cili mbrëmë e nokautoi në raundin e 11.
Ai ka thënë se është i interesuar që sërish të luftojë për titujt IBF, WBA dhe IBO, transmeton Koha.net. Klitschko ka thënë pas meçit se ka kontratë me Joshuan për një rimeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sigurisht, e kemi në kontratë, tani jam i interesuar. Më duhet të analizoj se çfarë ka ndodhur. Por, urime për Joshuan, ai u ngrit, luftoi dhe fitoi titujt”, ka thënë ai për Sky Sports.
Klitschko kishte rrëzuar Joshuan në raundin e gjashtë, por britaniku ia arriti që të çohet dhe të luftojë përsëri.
Megjithatë përkundër dëshirës së 41 vjeçarit për një rimeç, Joshua duket se është i fokusuar të përballet me Tyson Furyn, të cilit i kërkoi që të përballen, dhe përgjigja e tij pozitive ishte e menjëhershme.