Anthony Joshua këmbëngul se i ka bërë të heshtin kritikët e tij, pas ndeshjes emocionuese të boksit ndaj Wladimir Klitschko, që i dha atij titullin kampion bote në peshat e rënda, një përballje e mbyllur në raundin e 11 me “knock out” teknik.
Boksieri britanik, i cili vazhdon të mbajë një profil të ulët publik dhe jeton me familjen e tij në një shtëpi modeste, i qëndroi bindjes se do të vazhdojë të përmirësohet dhe të regjistrojë fitore të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk i fsheh dot emocionet, pasi shumë njerëz dyshonin në aftësitë e mia, por dua t’iu them se do të përmirësohem”, tha kampioni britanik. Anthony Joshua u rrëmbye nga emocionet pas përballjes me ukrainasin, duke lançuar edhe sfidën ndaj Tyson Fury, për një ndeshje potenciale në të ardhmen, transmeton TCH.
“Tyson Fury, ku je?”. “Dua t’iu dhuroj këtyre 90 mijë tifozëve mundësinë që të shohin sërish boks cilësor. Ku je fshehur, pasi dua të rikthehem sërish në Wembley”, ironizoi Anthony Joshua në pyetjen, që mori menjëherë përgjigjen pozitive të boksierit Fury.
“Sfida pranohet”, ka shkruar Fury në Twitter. “Ne do t’i japim botës meçin më të madh në 500 vjet. Do të ndeshem me ty, je ëndrra e çdo boksieri”.
Fitorja ndaj Klitschkos do t’i japë një çek të majmë prej 15 milionë funta boksierit britanik, kjo falë kontratave me sponsorët dhe të drejtave televizive, me shitjet që kapën majat mbrëmjen e së shtunës.