Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger për meçin e mbrëmshëm ndërmjet Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos, i vlefshëm për titull të botës në boks, ka thënë se ishte një nga luftërat më të mira që ka parë.
Schwarzenegger shpreson se do të shohë ndonjë rimeç, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një nga luftërat më emocionuese që kam parë ndonjëherë. Urime Joshuas për fitoren dhe Klitschkos për një luftë fantastike. Shpresoj të ketë rimeç”, ka shkruar ai në Instagram.
Anthony Joshua mbrëmë u stolis me titullin e më të mirit të botës në kategorinë IBF, WBA dhe IBO, pasi e nokautoi Klitschkon në raundin e 11, duke e rrëzuar dy herë në këtë përballje.