Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kopshti më unik i fëmijëve në botë

Ishte vonë të martën pasdite në kopshtin e fondacionit "Pestalozzi" dhe disa dhjetëra fëmijë ishin bërë gati në pritje të prindërve të tyre për t'i kthyer nëpër shtëpi.

Por, kësaj here nuk kishte nxitim, as nga prindërit e as nga fëmijët. Ata ishin duke shijuar pamjen nga veranda e pasme e kopshtit: brenda stadiumit "Millerntor", me 29.546 ulëse që është shtëpi e skuadrës St. Pauli, pasi u mbush me tifozë për një ndeshje futbolli në mesjavë, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëndrimi pas orës së mësimit apo përfundimit të orarit të kopshtit kurrë nuk ka qenë një kënaqësi më e madhe.

Që nga viti 2010, fondacioni "Pestalozzi" ka vepruar nga brenda stadiumit - jo në afërsi apo përballë rrugës dhe iu ka ofruar familjeve përfitime që konsiderohen unike sa i përket botës së edukimit të fëmijëve qysh në moshën e hershme.

Kopshti huazon fushën e stadiumit, tunelet dhe çatinë për aktivitetet e grupeve. Lojtarët e St. Paulit vijnë e shkojnë te fëmijët për t'iu lexuar tregime të ndryshme...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.