Pasi nga mesfusha mori një top në krahun e majtë, Valdet Rama me driblingun e tij të zakonshëm shpërtheu në drejtim të zonës.
Kaloi dy lojtarë kundërshtarë dhe me këmbën e djathtë goditi mjeshtërisht nga rreth 20 metra largësi për të dërguar topin në portë. Ndodhi kjo të dielën e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama kaloi në epërsi skuadrën e tij Wuerzburger Kickers në minutën e dhjetë, por Nuernbergu ia doli të barazonte shifrat në minutën e 80-të. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligës 2 të Gjermanisë dhe barazimi e la Wuerzburgerin në mesin e skuadrave të rrezikuara për t'u larguar nga kategoria.
Rama 29-vjeçar ka bërë pak depërtime të tilla që përfunduan me gol në këtë edicion. Ai ka dy gola e katër asistime në 24 paraqitje në kategorinë e dytë gjermane... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.