Pejës vazhdon t'i shkaktojë dhembje humbja në finale të Kupës së Kosovës në basketboll, të pësuar të dielën ndaj Prishtinës.
Sidomos, pasi në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte më e mirë dhe në avantazh. Por, sot ka një mundësi për të zbutur këtë dhimbje. Në klubin e verdhë madje thonë se edhe mund të harrohet, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeja sot është mysafire e Kumanovës në derbin e Grupit D të Ligës Ballkanike dhe në rast të fitores, mund të sigurojë vendin e parë në grup dhe kualifikimin direkt në gjysmëfinale të kësaj gare. Me këtë synim, klubi pejan edhe do të udhëtojë drejt Kumanovës.
Ndeshja nis në orën 19:00.
Skuadra pejane tashmë ka një fitore përballë Kumanovës, pasi e ka mposhtur në ndeshjen e parë të zhvilluar në "Karagaç" para dy javësh (8 shkurt). Aktualisht, grupit i prin Kumanova me shtatë pikë, duke lënë pas vetes Teodon dhe Pejën me nga gjashtë. Ndërsa, pozitën e fundit në grup e mban skuadra tjetër nga Maqedonia, Karposh Sokoli me pesë pikë.
Peja është skuadra e vetme nga Kosova që ka mbijetuar në BIBL, duke u kualifikuar në fazën e dytë të grupeve. Në fazën e parë, janë eliminuar Sigal Prishtina si kampione në fuqi, pastaj Bashkimi dhe Trepça. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.