Sunderlandi është përshëndetur me Premier Ligën angleze tani që kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit pasi Josh King goditi dy minuta para përfundimit të ndeshjes për t’i dhënë Bournemouthit tre pikët.
Me Hull Cityn që nxori një pikë në Southampton, Sunderlandi i David Moyesit mbeti në fund të tabelës me vetëm 21 pikë, 13 pikë larg zonës së sigurisë në kohën kur kanë mbetur edhe 12 pikë të mundshme për t’u mbledhur, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKing ishte i mrekullueshëm në ndeshjen e sotme. Ai goditi shtyllën në minutën e 20-të me një gjuajtje të bukur, por golin e fitores e shënoi në fund të ndeshjes pasi një pasimi nga Ryan Fraser.
Sunderlandi pati pak shanse dhe rastin më të mirë e pati në pjesën e dytë përmes George Honeyman, gjuajtja e së cilit u prit nga Artur Boruc.
Në këtë ndeshje vlen të përmendet se në bankën rezervë ishte edhe Adnan Januzaj, por që nuk u inkuadrua fare. Januzaj ka kaluar në Sunderland në formë huazimi nga Manchester United, por që shkuarja e tij në skuadrën e ish-menaxherit të “Djajve të kuq” nuk përmbushi as për së afërmi pritjet e drejtuesve të skuadrës.