Në turneun final të Kupës, të zhvilluar në mes të shkurtit, katër skuadrat e mëdha të basketbollit në vend u paraqitën të kompletuara, me përbërjet ndoshta më të mira të këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.
Kupën në fund e fitoi Sigal Prishtina. Prej 19 shkurtit, kur u luajt finalja, ka pasur zhvillime mjaft negative në basketbollin kosovar. Peja dhe Trepça janë futur në krizë të thellë dhe thuajse kanë rënë përtokë. Kjo bën që Prishtinës t'i hapet rruga për një titull të ri të Kosovës në basketboll, vlerësojnë njohësit e këtij sporti në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGara finale për titull do të nisë të shtunën (sot), kur luhet ndeshja e parë e plejofit. Nga ora 19:30 në Prizren, Bashkimi e pret Pejën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.