Kosova ka luajtur dy ndeshje si vendase dhe për të dyja ka marrë gjoba. Është Komiteti Disiplinor i FIFA-s që të enjten ka bërë të ditur për vendimet e reja lidhur me shkeljet e regjistruara në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin botëror të futbollit "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.
Pasi për shkeljet e bëra në ndeshjen me Kroacinë, Kosova ishte gjobitur me 30 mijë franga zvicerane, gjobë i është ndarë edhe për ndeshjen me Islandën, të luajtur më 24 mars në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjoba është shumë më e vogël, 3.000 franga zvicerane, por shqetësuese për Federatën e Futbollit të Kosovës është që ndaj Kosovës për dy ndeshjet e deritashme janë zhvilluar dy procese dhe janë dhënë dy dënime. Gjoba prej 3.000 frangave (2.775 euro) është shoqëruar me një vërejtje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.