Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cassano thotë se Pogba, James e Balotelli janë të mbivlerësuar

Paul Pogba, James Rodriguez, dhe Mario Balotelli janë të mbivlerësuar sipas Antonio Cassanos, dhe kanë përfituar nga agjenti i tyre shumë i mirë.

Ylli i Unitedit, Realit dhe Nices menaxhohen nga italiani Mino Raiola, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ish-përfaqësuesit të Italisë të tre lojtarët kanë arritur në nivelet më të larta, dhe kanë thyer edhe rekorde në transferime.

“Tre lojtarët e mbivlerësuar janë Pogba, James dhe Balotelli. A vlen vërtetë Pogba 120 milionë euro? Për mua jo. Rodriguez 80 milionë? Jo. Nëse ai vlen aq shumë, sa do të vlente Iniesta në moshën e tij? Kurse sa i përket Balotellit, i uroj çdo të mirë, dhe po bën mjaft mirë në Francë, por ai dhe Pogba kanë pasur shumë fat në jetë, ata menaxhohen nga një agjent shumë i mirë, Mino Raiola”, është shprehur Cassano për Gazzetta dello Sport.