Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, i cili është dënuar në Itali pas skandalit që kishte shpërthyer i njohur si “Calciopoli”, ka gjetur vend pune në Shqipëri.
Ai është takuar sot me presidentin e Partizanit, Gazmend Demi, me të cilin ka arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi. Moggi do të jetë këshilltar i presidentit të klubit nga kryeqyteti shqiptar, ndërkohë që ai do të jetë i pranishëm me këtë rol të ri që në derbin e nesërm ndaj Tiranës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luciano Moggin , ish drejtues i klubeve më prestigjoze në arenën ndërkombëtare”. Konsulenca e Z. Moggi te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistoj në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike, organizative dhe marketing”, thuhet në njoftim të klubit shqiptar.
“Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do ti mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare”, shkruan Partizani në njoftimin për mediat.