Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvezda sërish në Kosovë, FFK-ja pret t'i kërkohet leje

Skuadra e njohur e futbollit nga Serbia, Cërvena Zvezda, muajin tjetër sërish do të jetë mysafire e ekipit të Graçanicës për një ndeshje bamirësie, shkruan sot Koha Ditore.

Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga mediumet serbe, që kanë bërë të ditur se ndeshja do të zhvillohet më 23 maj në stadiumin e Graçanicës, që njihet me emrin e legjendës së Zvezdës, "Dragan Xhajiq".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmimi i biletës për këtë ndeshje nuk është caktuar, por të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë donacion për Repartin e Lindjes në Spitalin e Graçanicës, sikur edhe herët e kaluara.

Mirëpo, duhet edhe një formalitet që kjo ndeshje të zhvillohet - leja e Federatës së Futbollit të Kosovës, përgjegjëse për çdo aktivitet të këtij sporti në territorin e Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.