Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

‘Shkëndija’ e Tetovës dënohet me 6 ndeshje pa publik

Shkup, 27 prill - Klubi tetovar i futbollit ‘Shkëndija’ është dënuar me gjashtë ndeshje në terren të saj pa publik, pas dënimit të vendosur nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), raporton AA.

Ky dënim është shqiptuar si rezultat i incidentit të ndodhur në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Maqedonisë në mes Shkëndijës dhe Vardarit, kur nga ndeshja u përjashtuan me kartuq të kuq kapitenët e dy skuadrave Ferhan Hasani dhe Boban Grançarov, pas së cilës një numër i vogël i tifozëve u futën në fushë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arbitri i ndeshjes Aleksandar Stavrev e ndërpreu ndeshjen dhe pak më vonë dha shenjë për rifillimin e saj. Ky dënim është dhënë si paralajmërim për klubin e Tetovës se ngjarje të tilla mund të shkaktojnë incidente me përmasa shumë më të mëdha.

Prandaj, ndeshja e kampionatit mes ‘Shkëndijës’ dhe ‘Vardarit’ do të luhet pa spektatorë, ashtu si të gjitha ndeshjet të cilat Shkëndija do t'i luaj deri në fund të kampionatit. Gjithashtu, dënimi do të vazhdojë edhe në ndeshjen e parë të kampionatit të ri.

Lidhur me këtë dënim ‘Shkëndija’ ka të drejtë ankese.