Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një skuadër me emër shteti që përfaqëson një mëhallë

Kosova e Prishtinës, që në radhët e veta ka ekipin e femrave dhe të meshkujve në garat e futbollit, është e vetmja që ende mban emrin e shtetit, gjë që nuk lejohet prej pranimit ndërkombëtar të të gjitha sporteve, shkruan sot Koha Ditore.

Ekipi i meshkujve të Kosovës së Prishtinës është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës (kategoria e dytë), kurse ai i femrave, i elitës. Deri në fund të vitit 2015, shumë ekipe, të sporteve të ndryshme, kanë mbajtur emrin "Kosova", por që tashmë i kanë ndërruar, por jo edhe klubi i futbollit, që përfaqëson lagjen "Kodra e Trimave".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipe me emrin Kosova pos në futboll, ka pasur edhe në basketboll, hendboll e volejboll. Numri më i madh i skuadrave me këtë emër ka qenë në Vushtrri, ku thuajse secili sport ka pasur një skuadër me këtë emër. Por, tashmë këto skuadra njihen me emrin Vushtrria.

Udhëzimet për ndërrimin e emrit janë dhënë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndër të parat që ka vepruar në lidhje me ndërrimin e emrit ishte skuadra e futbollit, Kosova e Vushtrrisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.