Sport

Reali vazhdon luftën për titull me fitore të thellë

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Deportivo La Coruna.

“Mbretërit” e vazhdojnë luftën për titull të La Ligas pas fitores 2 me 6, raporton Koha.net. Në një ndeshje ku munguan kapiteni, Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo e Gareth Bale.

Por, detyrën me shumë sukses e kryen lojtarët e tjerë në fushë, në të cilën shkëlqeu James Rodriguez me dy gola.

Ishte Alvaro Morata që shënoi golin e parë qysh në minutën e parë. Kurse në minutën e 14 Rodriguez shënoi për 0-2.

Andone ngushtoi epërsinë e Realit duke shënuar në minutën e 35, por Reali shënoi edhe njëherë në pjesën e parë përmes Lucasit për 1-3.

Në minutën e 66 Rodriguez shënoi golin e katërt për Realin, ndërsa pas 11 minutave edhe Isco u regjistrua në listën e golashënuesve.

Vendasit shënuan edhe njëherë përmes Joselus në minutën e 84, kurse pas tre minutave Reali shënoi për rezultatin përfundimtar 2-6 përmes mesfushorit Casemiro.

Pas kësaj fitore Reali ka 78 pikë, po aq sa Barcelona që është në krye, por “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.