Arsenali ka mposhtur me vështirësi kampionin Leicester City në xhiron e 28-të në Premier Ligë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Një autogol i Robert Huthit në minutën e 86-të mjaftoi që “Topçinjtë” të sigurojnë fitoren e 18-të sivjet dhe të shpresës për top-katërshe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali i Arsene Wengerit ka 60 pikë në tabelë, në pozitën e gjashtë. Tri pikë më shumë ka Manchester Unitedi në pozitën e pestë, ndërsa Manchester City ka 64 në pozitën e katërt. Gjashtë pikë më shumë se Arsenali, ka Liverpooli në pozitën e tretë, por që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.