Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar se asistenca përmes videove për gjyqtarët do të përdoret për herë të parë në Kupën e Botës 2018 që do të mbahet në Rusi.
Sistemi i ri është testuar disa herë deri tani, së fundmi në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Spanjës, ku “La roja” fitoi 2 me 0. Pamjet përmes videove anuluan golin e Antoine Griezmannit, ndërsa më pas u lejua një gol i Gerard Deulofeut që fillimisht ishte anuluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSikurse teknologjia për gol, sistemi i ri po integrohet në ndeshjet profesionale, ndërsa debutimin zyrtar do ta bëjë në Kupën e Botës.
“Do të përdorim teknologjinë e videove për gjyqtarët në Kupën e Botës 2015 sepse nuk kemi pasur asnjë reagim, përpos pozitiv deri tash”, ka thënë Infantino në një Kongres të Konfederatës së Futbollit në Amerikën Jugore.