Federata botërore e minigolfit ka publikuar ranglistën e re në të cilën janë përfshirë edhe lojtarët nga Kosova.
Rang lista e Federatës botërore është me sa vijon:
Kategoria e juniorëve
Vullnet Mustafa radhitet nr 70
Nderim Mustafa radhitet nr 112
Tabela në total përmban 133 lojtarë junior të përfshirë nga gjitha shtetet anëtare të Federatës botërore të Minigolfit.
Kategoria General Class
Liridon Mehmeti i cili zuri vendin e tretë në World Adventure Golf Masters 2016 – Kosovo në gara individuale por edhe me ekipin A të Kosovës është radhitur me nr 236.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArifi nr 377, Ajet Kameri nr 384, Ylli Morina 389, Burim Nokshiqi nr 392 dhe Amir Zhegrova 397 ndajnë pikët e njëjta në vendet nga 376 deri 397, pastaj dy lojtarët e tjerë në këtë kategori janë Sabri Maloku nr 407 dhe Lavdim Zylfiu i fundit në listën në të cilën janë përfshirë 419 lojtarë nga gjitha shtetet anëtare të Federatës botërore. Dy lojtarët e fundit nuk kanë zhvilluar asnjë lojë zyrtare nga viti 2014 pas pjesëmarrjes në Kampionatin World Adventure Golf Masters 2014.
Kategoria e seniorëve
Izedin Thaçi radhitet me nr 272
Riza Thaç radhitet me nr 273 ndërsa
Agim Keka radhitet me nr 343 nga gjithsej 420 lojtarë senior nga gjitha shtetet anëtare të Federatës botërore të Minigolfit.
Kosova ka 13 lojtarë në rang listën zyrtare të World Minigolfsport Federation dhe ky është numri më i madh që nga viti 2012 me ç’rast në rang listën zyrtare ka figuruar vetëm Kampionati i Kosovës Lavdim Zylfiu.