Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi ka reaguar në Facebook për humbjen që e pësoi nga boksieri armen Arthur Abraham, i cili tani i bëhet e mundshme që të garojë për titullin WBO.
Në një status në FB Krasniqi ka thënë se e pranon humbjen mirëpo është ankuar në disa goditje të palejueshme të Abrahamit, të cilat sipas boksierit shqiptar, nuk i takojnë boksit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Miq të dashur, ju falënderoj nga ZEMRA për mbështetjen tuaj madhështore në duelin më të madh të karrierës time. Abraham të shtunën fitoi me 1 ose 2 raunde epërsi ndaj meje dhe ia uroj fitoren, por ai shpesh-herë përdori goditje të palejueshme që nuk i takojnë sportit të boksit. Megjithatë e pranoj humbjen dhe do të mësoj shumë nga ajo”, ka shkruar Krasniqi.
Në fund Krasniqi ka premtuar se do të rikthehet edhe më i fuqishëm.