Skuadra e Bashkimit është e vendosur që në garat e plejofit, që nisin këtë vikend të futet nga pozita e dytë, në mënyrë që në gjysmëfinale të ketë përparësinë e terrenit vendas, shkruan sot Koha Ditore.
Për të arritur një gjë të tillë, Bashkimi duhet të mposhtë Pejën apo të mos pësojë humbje me më shumë se shtatë pikë. Nëse arrin këtë, atëherë Bashkimi pjesën e rregullt të këtij edicioni në Superligën e basketbollit do ta përfundojë në pozitën e dytë, të cilën e mbanë aktualisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, zhvillohet, të mërkurën, (sot) në palestrën "Karagaçi" prej orës 17:00 në kuadër të xhiros së 28-të, të fundit të sezonit të rregullt. Dhe, për të arritur këtë, Bashkimi i ka të gjitha mundësitë.
Peja pritet të paraqitet vetëm me një lojtar të huaj - Robert Abramoviq dhe pa lojtarët kryesorë vendorë - Alban Veseli e Mirza Ahmetbashiq. Kjo pasi disa të huaj janë larguar shkaku i borxheve e disa janë në Pejë, por po e bojkotojnë skuadrën.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.