Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yjet e Unitedit të pakënaqur me trajtimin e Mourinhos ndaj dy mbrojtësve

Yjet e Manchester Unitedit janë shprehur të zhgënjyer me trajtimin e Jose Mourinhos që ua ka bërë Chris Smallingut dhe Phil Jonesit gjatë këtij sezoni, raporton Daily Mail.

Mourinho publikisht kishte sfiduar dyshen e mbrojtësve që të luajnë me lëndime në derbin e së enjtes ndaj Manchester Cityt, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menaxheri portugez ka vënë në dyshim mentalitetin dhe kurajën e dy mbrojtësve që kanë munguar shkaku i lëndimeve. Në muajin nëntor Mourinho kishte akuzuar Smallingun për mungesë guximi. 27-vjeçari është duke u trajtuar për lëndimin që e pësoi në gju gjatë muajit të kaluar.

Jones është parë të martën në qendrën stërvitore në Carrington. Ai është duke u rikuperuar nga thyerja e gishtit. Mbetet e paqartë nëse ata do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Mourinhos që të dali në fushë të enjten kundër Cityt.