Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe ekipet e Superligës po kërkojnë një zgjidhje të përshtatshme për edicionin 2017/18, në mënyrë që të mos përsëritet kriza financiare e këtij sezoni, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë, FBK-ja dhe klubet janë pajtuar që të mos ketë shpenzime të mëdha stinorin e ardhshëm. E një prej opsioneve për ulje të shpenzimeve është zvogëlimi i numrit të të huajve nëpër klube dhe i klubeve që do të luajnë në gara ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është diskutuar në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma në zyrën e FBK-së, mes Bordit të këtij institucioni dhe drejtuesve të skuadrave të Superligës. Takimi është mbajtur me ftesën e kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu.
Pas përfundimit të këtij takimi, që zgjati gati tri orë, palët janë dakorduar që të takohen sërish, në mënyrë që të gjejnë formulën e duhur për reduktimin e shpenzimeve, por që të mos ndikojë në rënien e nivelit të ligës apo në rënien e shikueshmërisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.